Luana Vjollca i ka qëndruar për një kohë shumë të gjatë besnike flokëve të saj biond. Mirëpo një foto e publikuar nga fotografi Flamur Llazi, zbuloi se moderatorja mund të jetë kthyer brune. Luana Vjollca shfaqej duke buzëqeshur e veshur me një xhaketë të zezë dhe me flokët në të njëjtën ngjyrë.
Të gjithë ishim skeptikë se në fillim dyshuam që mund të ishte një foto e vjetër, por këtë ndryshim të bukur në pamjen e saj, Luana na e tregoi vetë nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram.
Ju pëlqen më shumë brune apo bionde?