Është një nga moderatoret më të njohura për publikun dhe kjo për faktin se nuk i kursen "thumbat" për personazhet e ftuar.
Së fundmi Fatma së bashku me Aulonën kanë qenë të ftuara në emisionin “Elite Show”.
Ndryshe nga herët e tjera ku vajzat i drejtojnë pyetje të ftuarve këtë herë kanë qenë pikërisht ato që brenda një hapësire kohore prej 5 minutash ti drejtojnë pyetje për njëra-tjetër nga fusha të ndryshme të jetës.
E një ndër pyetjet personale që iu bë Fatmës ishte në çfarë moshe e ka humbur virgjërinë.
“19 vjeç”, u përgjigj troç moderatorja.
Nga ana tjetër këngëtarja Eneda Tarifa ka qenë e ftuar në emisionin Prive në një intervistë 60-sekondëshe.
Megjithëse shumë Vip-a shpesh kujdesen për faktin që mos të tregojnë shumë nga jeta e tyre personale, fakt ky që mesa duket Eneda nuk e ka fare problem të përgjigjet edhe kur theksi vihet mbi pyetjen se kur e ka humbur virgjërinë.
‘16-vjeç”, është përgjigjur Eneda në instervistën për Prive.
Nëse ishit kuriozë tani rrini të qetë! Vip-at flasin hapur fare kur duan.