INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I quajti meshkujt “injorantë”, Ja si i kundërpërgjigjen Ronela Hajatit [FOTO]

I quajti meshkujt “injorantë”, Ja si i kundërpërgjigjen Ronela Hajatit [FOTO]

Publikuar më: 09:47 11-09-2017

Teksa ka qenë e ftuar në njërën nga puntatat e “Top Show Magazine”, Ronela Hajati ka folur si gjithnjë, pa dorashka.  

Në bisedë e sipër këngëtarja nuk harroi të cekte një fenomen në lidhje me djemtë shqiptarë,  i cili e shqetësonte së tepërmi. “Kam një mesazh për meshkujt se ju ka vdekur xhentilesa. Janë bërë injorantë dhe thonë pastaj pse nuk gjen burrë. Ulesh në tavolinë, u flet për një libër a për një poezi dhe nuk merr asnjë përgjigje.”- u shpreh ajo. Mjaftoi kaq që thuajse të gjithë djemtë t’i kundërviheshin asaj. Madje duket se kjo deklaratë ka qëndruar gjatë në mendjen e tyrem dhe këtë e vërteton komenti i bërë së fundmi. “S’ke lënë libër pa lexuar ti”, i shkruan dikush Ronelës me ironi e cila si gjithnjë nuk ia kursen edhe përgjigjen.

plok.png

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271