Suksesi i saj është vetëm në rritje, ofertat dhe projektet nuk kanë të mbaruar për Jennifer Lawrence, megjithatë edhe nga ana sentimentale, artistes duket se nuk po i ecën aspak keq.
Eshtë zbuluar së fundmi se Lawrence është në një lidhje të re dashurie me regjisorin Darren Aronofsky, me të cilin ka punuar për një film gjatë periudhës së verës. Edhe pse të dy janë përpjekur ta mbajnë lidhjen shumë larg syrit të medias, qarkullojnë foto dhe fjalë se prej disa kohësh bukuroshja e talentuar po frekuenton regjisorin 21 vjet më të madh se vetja. Nuk thonë kot që ndonjëherë dashuria nuk njeh moshë!