INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I riu dhe e dashura e tij 12-vjeçare arrestohen për kanibalizëm

Publikuar më: 11:11 04-10-2018

Policia ndaloi një 22-vjeçar dhe një vajzë 12-vjeçare në fshatin Novinka në rajonin e Leningradit në Rusi. Ata akuzohen se kanë vrarë një banor, si dhe për kanibalizëm. I dyshuari, sipas versionit paraprak, kreu krimin nën shoqërinë e një të miture. Gjatë marrjes në pyetje, ai deklaroi se ata jetonin bashkë e se ishin të dashur.  22-vjeçari u transferua në rajonin e Leningradit nga Territori i Altajit dhe vajza iku nga Soçi ku po kërkohej prej rreth një jave. Në fshat, çifti u vendos në një barakë ku banonte një  i ri. Fqinjët u thanë hetuesve se dëgjuan tinguj të çuditshëm.

vajza.png

“KrimeRussia” shkruan se “trupit të banorit 21-vjeçar  i ishte prerë koka. Ai u gjet në një nga shtëpitë e fshatit. Koka e tij ishte në furrë, gjymtyrët e prera ishin pranë trupit ndërsa disa pjesë ishin vendosur në tigan”. Me sa duket, viktima u vra me një sëpatë.

Viktima i ftonte shpesh njerëzit e panjohur që të jetonin me të. "Ai shpesh ftoi njerëz të ndryshëm në shtëpi. Ai donte të jepte strehim. Ne i flisnim për këtë”, tha  vëllai i të ndjerit.  Mendohet se vrasësit donin ti vinin zjarrin shtëpisë dhe të fshihnin gjurmët e krimit. Vendasit e panë vajzën dhe djalin duke ikur, në shtëpi u gjetën shenja të zjarrit.

Një djalë dhe e dashura e tij 12-vjeçare arrestohen për kanibalizëm

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551