I riu në Amerikë që këndon muzikë popullore shqiptare, po bën xhiron e rrjetit! Ja lidhja që ai ka me vendin tonë
Bëri xhiron e rrjetit ditën e djeshme një video e postuar nga kryeministri Rama ku shfaqej një djalë i ri, afro-amerikan duke kënduar shqip në paradën e shqiptarëve në New York.
"Iconstyle" bën të ditur se i riu quhet Clayvion Winn dhe mesa duket është i fiksuar me Shqipërinë, flet shqip, kërcen valle shqiptare dhe di shumë mbi kulturën shqiptare.
Clayvion ka takuar edhe shumë këngëtarë shqiptarë gjatë koncerteve të tyre në Amerikë si Encën, Baby G, Dafinën etj.
"Unë jam amerikani me ngjyrë që flet gjuhë të huaj dhe bën ndryshimin në jetën e gjithkujt", shkruan Clayvion për veten.