Zbulohen detaje të mëtejshme për shokun e Ergi Dinit, djalit që humbi jetën me këngëtarin e njohur në aksidentin fatal.
Ai është 21 vjeçari Kejdi Halili, si dhe djali i gazetares së njohur dhe pedagoges Erenestina Halili. Dy djemtë humbën jetën dje rreth orës 21:00 në bulevardin Bajram Curri pranë urës së ish-Bllokut. Motorri mbi të cilin po bënin xhiro ishte i ngritur në gomën e përparme dhe bëhet me dije se shpejtësia e madhe i ka humbur ekulibrin duke i rrëzuar të dy djemtë pas trotuarit. Halili ishte në drejtimin e motorrit, ndërsa 22 vjeçari Ergi Dini ishte pasagjer.