INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I riu që vdiq në vaskë, prindërit tregojnë se çfarë ka ndodhur me 22-vjeçarin

I riu që vdiq në vaskë, prindërit tregojnë se çfarë ka ndodhur me 22-vjeçarin

Publikuar më: 11:43 09-08-2018

Një 22-vjeçarë është gjetur ditën e djeshme i pa jetë nga gjyshja e tij në vaskë.

Mësohet se në shtëpi në momentin e ngjarjes kanë qenë veç gjyshja me nipin.

Viktima i kishte  thënë gjyshes që do lahej por pasi ai ishte vonuar më shumë se zakonisht, ajo ishte bërë merak.

I kishte thirrur disa herë dhe pasi gjen një mënyrë për të hapur derën, gjen nipin pa jetë.

E tmerruar ajo ka njoftuar prindërit e djalit dhe policinë.

Pas mbërritjes policia nuk ha hasur ndonjë detaj në vendngjarje për të kuptuar se çfarë mund ti ketë shkaktuar vdekjen 22-vjeçarit.

Ndërsa prindërit e viktimës dëshmojnë se i riu me inicialet J.B vuante nga epilepsia që ndryshe njihet si sëmundja e tokës dhe herë pas here kishte kriza, por mëngjesin e ditës së djeshme ai nuk kishte shfaqur shqetësime.

Trupi i 22-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku mjekët do të kryejnë ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

 

I riu që vdiq në vaskë, prindërit tregojnë se çfarë ka ndodhur me 22-vjeçarin
Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266