INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I riu shkeli flamurin e Serbisë në Tiranë, reagon Serbia zyrtare [FOTO]

I riu shkeli flamurin e Serbisë në Tiranë, reagon Serbia zyrtare [FOTO]

Publikuar më: 19:07 06-01-2017

Pas arrestimit të Ramush Haradinaj në Francë, një i ri shqiptar ka shkelur me këmbë flamurin e Serbisë dhe ka realizuar një fotografi e cila është shpërndarë në rrjetet sociale. Mirëpo kjo ka shkaktuar rritim te Serbia zyrtare, dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar notë proteste ndaj Shqipërisë për incidentin e ndodhur me flamurin e saj në Tiranë.

Notë protesta i është përcjellë ambasadorit tonë në Beograd, Xhelal Fejza, për shkelje të flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë. Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të arrestojnë autorin dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0038690567016602