Një i ri shqiptar vetëm 22 vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij, në të cilën jetonte bashkë me të ëmën. Siç bëjnë me dije mediat italiane, shqiptari i identifikuar si Zamir Beu është gjetur i pajetë nga nëna në zonën “Madonna del Piano”, dhe më pas ka lajmëruar policinë. Dyshohet se ai mund të jetë vetëvarur nga depresioni, pasi e ëma është shprehur për policinë se i biri i ndjerë, i është dukur disi depresiv kohët e fundit.
Tashmë trupi i pajetë i të riut shqiptar pritet t’i nënshtrohet një autopsie, ndërsa hetimet janë përqendruar edhe në rrjetin social Facebook për të verifikuar se mos ndonjë kontakt që djali mund të ketë pasur e ka mërzitur duke e detyruar të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën.