INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I rrezikohet karriera, kur kthehet? Fansat e braktisën për vrasjen në Bllok, gazetarët e njohur: Elvana Gjatën e copëtuan pa…[FOTO]

I rrezikohet karriera, kur kthehet? Fansat e braktisën për vrasjen në Bllok, gazetarët e njohur: Elvana Gjatën e copëtuan pa…[FOTO]

Publikuar më: 18:37 06-01-2019

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga ngjarja e bujshme në ish-bllok ku një person mbeti i vrarë, por kishte edhe të plagosur. Kjo ngjarje tërhoqi shumë vëmendje edhe prej përfshirjes së emrit të këngëtares së famshme Elvana Gjata.

Ajo ka qëndruar në heshtje gjatë gjithë kësaj kohe, por si duket kjo heshtje totale ka sjellë ka bërë që shumë fansa të saj të 'largohen' nga ajo, plot 100 mijë të tillë.

Lidhur me këtë ngjarje shumë të komentuar për Elvana Gjatën, kanë folur dy gazetarët e njohur të shoëbiz-it Eraldo Rexho dhe Suada Daci. Rexho tha se komentuesit në ëeb e gjykuan pa të drejtë këngëtaren e cila nuk meritonte të hidhej poshtë për shkak të kësaj ngjarje.

“Unë mendoj që njerëzit që komentojnë nuk janë shumë mbështetës. Publiku i ëebit e ka gjykuar dhe copëtuar edhe pa të drejtë Elvana Gjatën. Aq më tepër që Elvana e ka mbajtur shumë hermetike historinë e saj, dhe ndoshta iu kthye si bumerang. Unë komentin e kësaj situate do ta sjell përmes gjuhës së një tjetër personazhi që ishte Zhaku. Ajo tha: A e meriton Elvana Gjata që ta hedhim poshtë? Me të vërtetë nuk e meriton, ne të gjithë jemi dëshmitarë të të gjithë muzikës që ajo ka bërë ndër vite dhe gjithë momenteve të bukura që na ka dhuruar”.

Nga ana tjetër, sipas gazetares Daci, edhe media e përdori shumë emrin e këngëtares për të shitur sa më shumë historinë e bujshme që ndodhi 4 tetor që përfundoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt mes të dashurit të këngëtares Elvana Gjata dhe miqve të tij, mes të cilëve dhe biznesmeni I njohur Ervis Martinaj.

“ Por edhe media e përdori sepse donin ta shisnin ngjarjen në kurriz të Elvanës. Nuk I shpëton dot, por jo çdo titull portal të bëhej me emrin e Elvanës. Askush nuk ka të drejtë të hyjë në jetën tonë personale dhe zgjedhjet tona. Ne bëjmë çfarë të duam. Elvana nuk e meritonte këtë lloj trajtimi të paktën nga mediat shqiptare” tha Suada Daci.

Por a e ka dëmtuar karrierën e Elvana Gjatës kjo ngjarje? Dy gazetarët thanë në studion e “Rreze Dielli” se pavarësisht kostos që mbart si personazh publik, kjo ngjarje nuk do të mund të dëmtojë aspak muzikën e saj.

“Unë nuk besoj që muzikës së Elvanës ia ul kreditet kjo ngjarje, si personazh brenda Elvanës mund të mos I bëjë mirë, sepse ajo është thyer. Atë vështrim që kam patur unë nga jashtë, shumë pak kam patur komunikim me Elvanën, I kam dërguar mesazhet e mia private për ta mbështetur. Edhe përmes medias time jam përpjekur të jem pozitiv. Elvana nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet që bën I dashuri, babai apo një I afërmi I saj. Ajo këtë kosto do ta marrë sepse është personazh publik, por nuk ka asnjë përgjegjësi” shprehet Eraldo Rexho.

Ndërkaq Suada Daci tha se në 14 shkurt, Elvana Gjata do të shfaqet për herë të parë para publikut që pas ngjarjes së tetorit, pasi do të jetë e pranishme në premierën e filmit “Dy gisht mjaltë” ku është protagoniste bashkë me Ermal Mamaqin.

djl.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038840770721436