INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I rrëzohet kërkesa për rigjykim,  Marjan Rroku mbetet përjetësisht në burg

I rrëzohet kërkesa për rigjykim, Marjan Rroku mbetet përjetësisht në burg

Publikuar më: 12:20 14-05-2016

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos pranojë rekursin e  Marjan Rrokut. Ish-agjenti i shërbimit informativ do të mbetet përjetësisht në burg për vrasjen e studentes Alda Canaj dhe nënës së saj 15 vite më pare.

Disa javë më parë, Rroku u shfaq edhe në një intervistë televizive, por, duket kjo nuk e ka ndihmuar për të vënë në lëvizje gjykatën, në rigjykimin e mundshëm të tij.

Kjo intervistë për babain e viktimës Alda Canaj u bë në këmbim të parave dhe për këtë ai ka paditur në gjykatë Ardit Gjerbren dhe TV Klan.

Ish agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20 vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësorë ndaj tij të zhvillohet nga e para.

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish-agjentit të SHISH Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001.

Article Logic
Execution time: 0.0027310848236084