Policia e Lezhës ka mundur të vendos në pranga një 40-vjeçar në kuadër të finalizimit të operacionit 'udhëtimi'.
Eduart Sinanaj banues në Tiranë i janë sekuestruar 6 mina me telekomandë.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Udhëtimi ” duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.
I sekuestrohen 6 mina me telekomandë, arrestohet 40-vjeçari