INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I sekuestruan pronat me vlerë 1mld lekë, Adriatik Llalla rikthehet dhe ankimon vendimin

I sekuestruan pronat me vlerë 1mld lekë, Adriatik Llalla rikthehet dhe ankimon vendimin

Publikuar më: 14:57 09-08-2018

Ish kryeprokurori Adritaik Lalla është rikthyer në Shqipëri dhe ka ankimuar vendimin e prokurorisë për sekuestron e pronave me vlerë 1 miliardë lekë.

Pak kohë më parë Prokuroria sekuestroi pronat e Lallës në bazë të akuzës pastrim parash.

Llalla prej kohësh qëndron jashtë vendit ndërsa prej 5 ditësh është rikthyer në Shqipëri nga ku dhe ka nisur betejën në gjykatën e apelit për të liruar nga sekuestro pasuritë e tij.

Pasuritë që iu sekuestruan Llallës:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.

Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561