Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari janë një ndër çiftet më jetëgjatë në showbizin shqiptar, dashuria e tyre ka nisur që në moshë shumë të re.
Edhe pse kohët e fundit, në rrjetet sociale është përfolur se çifti mund të jetë ndarë, për shkak të postimeve të dyshimta, i dashuri i Lori Hoxhës ka vërtetuar krejt të kundërtën me komentin e bërë së fundmi në Instagram, pasi dikush i shau Lorin.
“Je gjithë ky çun, nuk e di si e ke lidhur jetën me Lorin, ajo nuk bën!”- i ka shkruar dikush Visit dhe ky i fundit nuk ia ka kursyer përgjigjen.
“Ajo është perëndeshë!”- i ka shkruar ai komentuesit, shoqëruar me një emoji që nënkupton se duhej ta qepte gojën!