Rreth dy ditë më parë u vu re se Eri dhe Arsimi nga ‘Përputhen’ nuk ndiqeshin më në rrjete sociale. Kjo tërhoqi jo pak vëmendje, pasi dyshja e quanin njëri-tjetrin “vëlla” dhe shiheshin kudo bashkë.
Teksa kudo në rrjet u përfol për prishjen e miqësisë së tyre, Arsimi ka reaguar për herë të parë në Instastory. Ai ka konfirmuar zërat, por ka theksuar se pavarësisht të gjithave Eri është një vëlla për të.
“Kam marrë kaq shumë pyetje pse unë dhe Eri nuk ndjekim më njëri-tjetrin. Ai ishte dhe është vëllai im, por gjithcka ka një fund”, ka shkruar Arsimi mes të tjerash.