INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shijuat ditët me diell? Bëhuni gati se fundjava do t’ju surprizojë!

I shijuat ditët me diell? Bëhuni gati se fundjava do t’ju surprizojë!

Publikuar më: 17:49 20-10-2017

Edhe pse jemi në muajin Tetor, do të gënjenim nëse s’do e pranonim që këto ditët e fundit kanë qenë të denja për ti quajtur ditë vere ku temperaturat kanë shkuar rreth 30 gradë celcius. Por fundjava mësohet se do të sjellë një ulje të lehtë të temperaturave
Sipas meteorologëve, fundjava mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare deri mesditën e së dielës kur një sistem vranësirash vjen nga Veriperëndimi dhe vendoset gradualisht deri në mbrëmje mbi të gjithë territorin.
Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin. E hëna, pritet të jetë me shira ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.
Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13 – 17°C zonat malore; 18 – 21°C zonat e ulëta dhe 19 – 20°C bregdeti.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur. /Meteoalb

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889