INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shkaktuan shtetit 9 milion dollarë dëm, arrestohen këta 6 biznesmenë, 5 të tjerë shpallen në kërkim [FOTO]

I shkaktuan shtetit 9 milion dollarë dëm, arrestohen këta 6 biznesmenë, 5 të tjerë shpallen në kërkim [FOTO]

Publikuar më: 20:40 24-01-2018

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, ndërkohë që 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH, i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.

Hetimi në fjalë ka nisur pas denoncimit të drejtorisë së Tatime në prokurori për subjekte të ndryshme, pasi kishte dyshime se ata kishin falsifikuar faturat me qëllim përftimin e rimbursimit të TVSH-së.
Biznesmenët e arrestuar janë Nevroz Lami, Indrit Sulaj, Dhimitraq Celo, Bujar Morataj, Shkelqim Hasani dhe Ruzhdi Murataj, ndërkohë janë ende në kërkim B.Gj, M.M, A.B, S.K, E.SH.

collagebiozemadas.jpg

Ndalimi i këtyre shtetasve është kryer në kuadër të operacionit ”Situacioni”, i kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qëndror, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të cilët pas një hetimi disa mujor ka siguruar fakte dhe prova materiale se persona të ndryshëm kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Administratorët e këtyre subjekteve në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë mashtrimi me TVSH-në, ku janë përfëshire një numër i madh subjektesh.

Veprimet Hetimore dhe Proceduriale kanë dokumentuar veprimtarinë kriminale që të keto persona kryenin duke përfituar nga shitjet fiktive dhe duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dem ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në.

Këto subjektë në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të vepres penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për kapjen dhe ndalimin edhe të pesë personave të tjerë të shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0046858787536621