Eventi i disa ditëve më parë i organizuar nga Alketa Vejsiu tërhoqi vëmëndjen jo vetëm të të ftuarëve por edhe medias.
Madje ishte kjo e fundit që vuri theksin tek bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, e cila ishte e vetmja që kishte thyer kodin e veshjes atë mbrëmje. Ndërkohë që të gjithë duhej të visheshin me të bardha, veshja e Linda Ramës mbante ngjyrën e zezë.
Megjithatë edhe Alketa e ka dhënë reagimin e saj për këtë cështje. E pyetur nga Floriana Garo se cfarë mendonte për veshjen e shumëpërfolur të Linda Ramës në eventin e saj, ajo tha:
“Për personazhe si Linda Rama nuk përbën problem ngjyra e veshjes. Sigurisht që personazhe si ajo janë larg kësaj industrie, por më bën periferik në këto momente kodi i veshjes së saj”. /intv.al/