Së fundmi Dj Blunt ka vërshuar në Instagram më një seri videosh ku ofendon rëndë Gjikon Ledri Vulën dhe menaxherin Faton Shoshi. Por ky sherr virtual ka kaluar shumë personal mes djemve të kosovës, aq sa Gjiko dhe Shoshi i shkuan menjëherë në shtëpi DJ Bluntit për t’u përballur fizikisht me të.
Pavarësisht se kjo histori u përfol shumë në rrjetet sociale ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje.
I ftuar në emisonin “Xing me Ermalin” reperi i njohur dhe i talentuar Gjiko, ka hezituar të japë një përgjigje të mirfilltë rreth kësaj ngjarje, ai u shpreh se kjo nuk është temë për televizor. Sipas Gjikos kjo teme nuk ia vlen të diskutohet, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të flasë për reperët me të cilët konfliktohet.
Por i pyetur më tej nëse kjo bëhet vetëm për show dhe në anën tjetër ata janë miq, ai tha: “S’ma merr mendja se mund të bëhemi aq të pashpirt dhe aq të këqinj e të ulët... Unë nuk merrem shumë me këto gjëra se i kam 99 punë për të bërë dhe asnjë k*rvë nuk është 1!”