Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka plagosur me mjet prerës një 51-vjecar të cilin e kishte marrë për të kryer punime në shtëpinë e tij.
“Në rrugën “Myslym Keta” brenda në banesë, 44 vjecari ka goditur me mjet prerës për motive të dobëta shtetasin D. L., 51 vjeç i cili ka qënë duke kryer punime në banesën e shtetasit S. A.
I dëmtuari D. L., aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, në ngarkim të shtetasit S. A” thuhet në njoftimin e policisë.