INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shkon të moshuarës në shtëpi për vizitë, por tenton ta përdhunojë

I shkon të moshuarës në shtëpi për vizitë, por tenton ta përdhunojë

Publikuar më: 12:50 28-07-2018

Një 53-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në Cërrik, ndërsa i arrestuari është identifikuar si T. Allkja, banues në fshatin Shalë. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik. 53-vjeçari rezulton me precedent penal, pasi është dënuar më parë për veprën penale “Dhunë në familje”. Allkja dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të me dhunë, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Policia sqaron se mes 53-vjeçarit dhe familjes së të moshuarës ekziston një lidhje shumë e gjatë miqësie. Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur dhe ka shkuar për një vizitë të rastit në banesën e të moshuarës, e cila jeton me djalin dhe familjen e tij. Por, duke parë që e moshuara ka qenë e vetme dhe nën efektin e alkoolit, Allkja ka tentuar ta përdhunojë, duke e shtrirë me forcë në një nga divanet e banesës.
Por, 73-vjeçarja ka nisur të bërtasë dhe menjëherë i kanë ardhur në ndihmë fqinjët, të cilët më pas lajmëruan policinë. 53-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat e të moshuarës duke deklaruar se ajo gënjente. Çështja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035920143127441