INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I shkruajta vetë e para”, vajza e Agim Bajkos rrëfen si lindi historia e dashurisë me moderatorin shqiptar

“I shkruajta vetë e para”, vajza e Agim Bajkos rrëfen si lindi historia e dashurisë me moderatorin shqiptar

Publikuar më: 12:30 16-01-2020

Pak ditë më parë, moderatori Ardit Roshi i propozoi në emision partneres së tij, duke ‘vjedhur’ kështu vëmendjen e të gjithëve me gjestin më romantik. Për të treguar më shumë detaje nga ky propozim dhe lidhja e tyre, Arditi dhe Blerina ishin të ftuar në “Soiree”. Ata kanë treguar se janë njohur nga një grup i përbashkët shoqëror dhe se ka qenë vetë Blerina që i ka shkruar Arditit, pasi u kthye nga Italia për ta takuar.

“Pasi u ktheva nga Italia në fillim të kësaj vere, u takuam sepse unë i shkruajta, nuk e di pse. I shkruajta në Instagram pasi nuk e kisha numrin e tij. Shumë herë jemi ulur për ta analizuar se pse dhe ai nuk e ka kuptuar kurrë pse. Nuk ishte një nga ata persona që mendoja çdo ditë , por nuk e di, i shkruajta”, është shprehur Blerina Bajko.

Ajo ka treguar më tej se thjesht i shkruajti ‘ku je?’, për ta takuar dhe më pas ajo çfarë ndodhi është padyshim një histori e bukur dashurie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273