INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpallur në kërkim, flet për herë të parë “Escobari i Ballkanit”

I shpallur në kërkim, flet për herë të parë “Escobari i Ballkanit”

Publikuar më: 12:56 30-10-2016

Për herë të parë, Klement Balili, i konsideruar nga opozita në Shqipëri dhe media greke si “Escobar I Ballkanit”, ka folur për gazetën greke Etnos.

Hedh poshtë akuzat që I konsideron politike, dhe sipas tij, jep motivet pse ka ndodhur gjithë kjo katrahurë me akuzat ndaj tij si trafikanti më I madh I drogës në ballkan. Deklarata e Klement Balilit:

E gjithë historia sic kam lexuar unë nëpërmjet avokatit tim Alexis Kougias, është e stisur dhe nuk ka prova kundër meje, por vetëm një skenar të ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia duke u bazuar në një kontakt timin me anë të telefonit për një çështje krejtësisht palidhje me një nga personat që aktualisht është i përfshirë në këtë rast. Unë e dija se ai person kishte sjellje të jashtëligjshme.

Unë jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për ta shfrytëzuar politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama. Kam rënë viktimë e autoriteteve greke dhe ish-kryeministrit.

Në mënyrë të vecantë disa persona, duke njohur legjislacionin në Shqipëri e në dijeni të fakteve se duke lëshuar një urdhër arresti ndaj një shqiptari që nuk ka qenë në Greqi, kanë vendosur që të lëshojnë edhe një stuhi mediatike në Shqipëri, ndërsa autoriteteve shqiptare nuk u kanë dhënë elemente të hetimit. Dhe pse kanë kaluar muaj, autorutetet greke nuk kanë dhënë asnjë document të vetëm.

Avokati im në Greqi, Kougias vazhdimisht bën përpjekje për të dërguar këto dokumente me qëllim që autoritetet shqiptare të vendosin për të ekzekutuar urdhër ekzekutimin ose jot ë dhënë nga Greqia dhe këtë nuk e kanë bërë.

Sa i përket akuzës se jam arrestuar në 2006 me 750 kg hashash kjo është një gënjeshtër dhe një shpifje madje e ndërtuar qëllimisht që të jepet një përshtypje për mua, e cila më pas të shfrytëzohet nga Berisha dhe opozita në mënyrë që të dëmtojnë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për ti dhënë drejtësisë.

Fakti që rasti është ngritur dhe nga opozita shqiptare dhe pjestarë të policisë greke të cilët kanë bashkëpunuar, ndoshta edhe për simpati të vecanta politike në Greqi, nga ana e partisë së ish kryeministrit Berisha. Kam lexuar se më kanë pagëzuar “Eskobar i Ballkanit” por unë jam I habitur dhe ju mund të bëni hetime për të gjetur nëse unë kam pasur ndonjëherë jaht, apo kam bërë jetë luksoze, në shtëpi.

Si mundet që ky njeri të jetë Escobari I Ballkanit që ka miliona euro dhe zgjohet në 6 të mëngjesit për të shkuar në punë në Drejtorine e Transportit në Sarandë për të punuar tetë orë për një rrogë të mirë dhe që të ketë një familje që bën një jetë modeste si mijëra shqiptarë të tjerë, pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht nuk ka shtëpi luksoze. E gjithë dosja ime është ngritur për arsye politike.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262