INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpallur në kërkim për VRASJEN NË BLLOK, ja si shprehej Suada për bashkëshortin dhe jetën luksoze [FOTO]

I shpallur në kërkim për VRASJEN NË BLLOK, ja si shprehej Suada për bashkëshortin dhe jetën luksoze [FOTO]

Publikuar më: 17:50 02-12-2018

Ish-Miss Shqipëria 2005, Suada Sherifi është përmendur së fundi në medie për shkak të bashkëshortit të saj, të cilin e mbajti të fshehtë që në fillimet e lidhjes. Ajo e ka zbuluar identitetin e partnerit të saj vetëm nëpërmjet disa fotografive familjare.

“Ne jemi fiks një moshë, por ai më bën të ndihem shumë më e vogël”, ka thënë ajo në një intervistë dy vite më parë. Suada ka dhënë disa intervista për jetën e saj luksoze si sipërmarrëse e një klinike estetike në Tiranë. Me dy identitete dhe i përfshirë në pazare droge, emri i bashkëshortit të Suada Sherifit u përmend për herë të parë, pak ditë më parë, pasi është shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e ish- Bllokut, më 4 tetor të këtij viti, ku mbeti i vrarë një person.

sui.jpg

Ai dyshohet si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur. Dizdari mësohet se kërkohet për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e një tjetër vajze të famshme, këngëtares së njohur Elvana Gjata. Sipas burimeve policore, dy djemtë patën një konflikt mbrëmjen e 4 tetorit jashtë lokalit, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me armë.

Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme kokaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja. Po kush është Eldi Dizdari, i implikuar në përplasjen në ish-Bllok?

Mediat kanë zbuluar se biznesmeni ka lidhje farefisnore me një tjetër biznesmen të njohur për shkak të drogës. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe është i afërm i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbi Garden”, që kishte porositur kontenierët me banane nga Kolumbia, brenda të cilëve u sekuestruan 613 kg kokainë në portin e Durrësit.

Suada Sherifi pasi la sportin, tentoi të depërtonte në ekran, duke qenë një nga anëtaret e një paneli vlerësues të Ardit Gjebresë në programin “E Diela Shqiptare”. Por ndërkohë që nisi punë si notere e licencuar, në vitin 2016 ajo deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej. Dhe ashtu ndodhi.

sudaaaburrri.png

Ajo shumë shpejt vendosi të martohej me Dizdarin, me të cilin u bënë prindër shumë shpejt. Por ndërkohë që të gjithë donin të shuanin kureshtjen se kush ishte i zgjedhuri i saj, ajo përpiqej ta mbante të fshehtë portretin duke i mbuluar fytyrën në çdo foto. Deri tani numërohen me gishtat e dorës fotot, që ajo ka postuar me partnerin që komentohej si biznesmen shumë i pasur dhe që i kishte siguruar asaj një jetë super luksoze.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu për jetën e re nëpërmjet një reportazhi që gazetarët e emisionit i kishin bërë, duke e ndjekur nga shtëpia përrallore e deri te biznesi i saj luksoz. Më pas, ajo me anë të postimeve që bënte, njoftonte ndjekësit për resortet e shtrenjta që kishte vizituar me familjen për pushime, shkruan Panorama.

Article Logic
Execution time: 0.0021331310272217