INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpëtoi vrasësit serial, gruaja kthehet pas 24 vitesh në skenën e krimit për të treguar ngjarjen makabër! [FOTO]

I shpëtoi vrasësit serial, gruaja kthehet pas 24 vitesh në skenën e krimit për të treguar ngjarjen makabër! [FOTO]

Publikuar më: 11:15 31-01-2017

Një grua që i shpëtoi rrëmbimit brutal nga një vrasës serial në vitin 1992 është rikthyer në skenën e krimit për të ndarë historinë e saj dhe të tregojë si shpëtoi.

Jennifer Asbenson ishte vetëm 19 vjeç kur u rrëmbye nga Andreë Urdiales në vitin 1992 në shkretëtirën Hot Springs të Kalifornisë. Urdiales ka vrarë të paktën 8 femra, ndërsa Asbenson është e vetmja nga viktimat që ia ka dalë t’ia mbathë. Ajo tregon se ishte rrugës për punë ku kujdësej për fëmijë me aftësi të kufizuara në darkën e 27 shtatorit 1992 kur një burrë i ofroi që ta çonte me makinë. Në fillim refuzoi , por më pas u bind. Ai e la në punë dhe i kërkoi numrin e telefonit, me Asbernson që i dha një numër fals. Të nesërmen Urdiales erdhi sërish në orën 6 të mëngjesit dhe ofroi që ta çonte në shtëpi, ofertë të cilën ajo e pranoi pa hezitim.Vrasësi ishte i tërbuar për punën e numrit fals, të cilit iu përgjigj një grua plakë dhe e lidhi duke e kërcënuar me armë. Asbernson tregon që ai edhe u përpoq që ta përdhunonte, por nuk mundi për shkak të mosfunksionimit erektal. Ajo arriti t’ia mbathë nga bagazhii makinës pasi ia  doli të çlirojë duart nga litari. Një makinë ndaloi në rrugë me dy marinsa të cilët e shpëtuan dhe e çuan në një rajon policie. Megjithatë asnjë nuk e besoi historinë e saj dhe Urdiales u kap vetëm pas 5 vitesh, kohë gjatë të cilës vrau dhe 3 gra të tjera.

abs3.jpg

abs4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543