Anxhelina dhe Arbërie Hadërgjonaj kanë vendosur të udhëtojnë së bashku drejt Kalifornisë me makinë.
Nëvideot e postuara duket se ato po kalojnë mjaft mirë si nënë e bijë, por një incidetnt i vogël duket se ka ndodhur gjatë rrugëtimit të tyre.
Teksa ishte në timon, Anxhelina po këndonte këngën shqiptare “Ajo më mbyti” nga Fisnikët, dhe po filmonte veten, kur nëna e saj e lajmëroi se kishte një kamion para.
“Desh i ra kamionit”, shkruan Albërija në videon e publikuar në Instagram.
Sigurisht që momenti u kalua me të qeshura mes tyre, por mund të kishte marrë një kthesë vërtet të frikshme.