INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I shpëtuan shtëpinë nga zjarri, 10-vjeçarja falenderon zjarrfikësit: 'Bëni një punë të mahnitshme'

I shpëtuan shtëpinë nga zjarri, 10-vjeçarja falenderon zjarrfikësit: 'Bëni një punë të mahnitshme'

Publikuar më: 10:23 14-07-2018

Në moshën 10 ajo i kërkoi ndihmë nënës së saj për të dërguar falënderime të veçanta,  atyre burrave "trima", që luftuan ditë e natë kundër zjarrit, duke e mbajtur atë më shumë se një milje larg pesëmbëdhjetë shtëpive që ndodheshin në luginën e Rheidol , në Uells.  Kështu letra e Kelcea Sainsbury, drejtuar zjarrfikësve, u postua në twitter nga vet kreu i brigadës, Jennie Griffiths, dhe është bërë një burim krenarie për të gjithë njerëzit e angazhuar atë ditë, në frontin e një zjarri që shpërtheu në verën e nxehtë britanike. "Doja t’ju falenderoja ... Vë bast se është e vështirë të punosh me këtë nxehtësi” - shkruan vajza e vogël, duke shtuar  “por kjo nuk ju ndalon të bëni një punë fantastike".  Zjarri i shkaktuar nga nxehtësia e madhe rrezikoi pesëmbëdhjetë shtëpi në Gwynedd, Uells dhe familjet u evakuuan, ndërsa 40 zjarrfikës u përballën me zjarrin. Kelcea Sainsbury pa sesi u zhvillua i gjithë operacioni dhe pa se në çfarë kushtesh punonin ata burra "trima",  siç shkroi në letër. Ata përballen me flakët e mëdha çdo ditë, kështu që ajo vendosi  që t’ju shprehte mirënjohjen e saj.  Vajza 10-vjeçare i kërkoi ndihmë nënës së saj, Amie-së për të shkruar letrën. Kreu i shërbimit të zjarrit në Uells, Jennie Griffiths, pasi postoi letrën e vajzës komentoi: "E pra, ju falenderoj ... e mrekullueshme, thjesht e mrekullueshme, zjarrfikësit e vlerësojnë. Mirupafshim!." Njëri nga këta burra gjithashtu iu përgjigj fëmijës gjithmonë nëpërmjet medias sociale: "Falënderojmë njerëz si ju që na bëjnë të ndihemi të vlerësuar". Zjarrfikësit që punojnë në Uells, megjithatë, kanë marrë një valë mirënjohje nga ana e të gjithë njerëzve që mbështesin punën e tyre duke u ofruar atyre çaj dhe ushqim, madje edhe gjatë natës.

Article Logic
Execution time: 0.003870964050293