INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tërboi me

I tërboi me "AUTOCHTHONOUS", Dua Lipa ka një përgjigje publike për serbët: Sa herë që postoj për Kosovën...[FOTO]

Publikuar më: 11:37 22-07-2020

Peticioni drejtuar Apple për vendosjen e Kosovës në hartën e saj ka bërë bashkë jo vetëm një pjesë të madhe të shqiptarëve ne rrjetet sociale, por edhe shumë artistë të njohur.  Një prej tyre ishte Dua Lipa, e cila shkaktoi një "furtunë" të madhe në rrjetet sociale, pasi në foton që postoi, publikoi flamurin Autochthonous, Shqipërinë Etnike.

Ajo u kritikua dhe u sulmua nga individë dhe grupe kundër idesë së Shqipërisë së Madhe, kryesisht serbë, grekë e rusë, ndërkohë që ky postim bëri jehonë edhe në mediat e huaja.  Ndërsa mediat serbe e kanë konsideruar si provokim, pasi të gjithë titujt i nisnin me "Provokacija".

Duke parë se foto e saj mori permasa të jashtëzakonshme, Dua Lipa e ka parë të arsyeshme të reagojë me paqe dashuri dhe respekt, për të shpjeguar se në asnjë moment nuk ka patur si qëllim nxitjen e urrejtjes. Ajo shkroi se e vetmja gjë që dëshiron është që vendi i saj të përfaqësohet në një hartë dhe të mundet të flasë me krenari e lumturi për prejardhjen e saj.

Shkrimi i plotë Duas

“Postimi i mëparshëm nuk kishte asnjë qëllim për nxitje urrejtje. Më trishton dhe nervozon fakti që postimi im është keqinterpretuar nga disa grupe dhe individë që promovojnë ndarjen etnike, çka unë rreptësisht e refuzoj.
Sa herë që postoj për Kosovën, profili im ‘çmendet’, edhe në rast se unë publikoj diçka të gëzueshme lidhur me ushqimin apo muzikën dhe më është dashur të përballem me një rezistecë kundrejt kulturës kosovare. Të gjithë kemi nevojë të ndihemi krenarë për etneticitetin dhe vendin nga vijmë. Unë dëshiroj vetëm që vendi im të përfaqësohet një hartë dhe të mundem të flas me krenari dhe lumturi për rrënjët e mia, e origjinën e nënës time. I inkurajoj të gjithë të përqafojnë trashëgiminë e tyre dhe të dëgjojnë e mësojnë nga të tjerët.
Paqe, dashuri dhe respekt për të gjithë,
Dua.”

IMG_20200721_224802.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605