E kishim parë mamanë e familjes Kardashian të villte vrer ndaj vajzës së saj Kim K, por këtë nuk e kishim parë akoma.
Në një trailer të zgjatur për episdin e ditës së diel në “Keeping Up with the Kardashians”, 60-vjeçarja bëhet shumë emocionale, aq sa shpërthen në lot. Matriarkja e njohur thyhet ndërkohë që i bën bukuroshes 36 vjeçare që të zgjedhë një anë mes saj dhe Caitlyn. Kris duket se është shumë pranë dëshpërimit, aq sa i ka shkruar vazhdimisht vajzës së saj tekste me hastag “#tradhëtare” dhe “#jobesnike”. Gjithçka erdhi pasi Kim po e ndihmonte ish njerkun e saj, sot Caitlyn Jenner, që të vishej për eventin ESPY. Diçka e tillë nuk është përtypur lehtë nga Kris, e cila mendon se Kim po shkon kundër familjes. Në fakt duket sikur po shkon thjesht kundër saj, por...mamatë e dinë më mirë.