E ftuara e radhës në emisionin “IN Style” me moderatore Sara Kolami ishte ‘uragani’, Fifi. Është një ndër emrat më të dëgjuar të skenës përsa i perket vitit që lame pas, 2017-ës. Në këtë intervistë Filloreta vjen ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, pa komplekse dhe shumë sinqeritet brenda saj. Gjatë intervistës këngëtarja u pyet nga moderatorja se ç’mendim kishte kur dëgjoi se një ndër gazetarët shqiptarë ishte shprehur se kur ajo këndon duhet të mbyllësh veshët. Edhe pse në ‘IN Style’ nuk u përmend emri i tij, të gjithë e kuptuan se fjalët ishin për gazetarin e njohur, Eni Shehun, i cili i ftuar në një emision tha këto fjalë. Fifi i ‘përvishet’ gazetarit me dy fjalë. Dhe reagimin e këngëtares e shihni në videon më poshtë në minutën 15:41./intv.al/