Para pak ditësh, bëri bujë një deklaratë e Xhensila Peres, e cila e quajti Alesia Bamin si prezantuese koti dhe të paaftë. Së fundmi Xhensila ishte e ftuar në “Kafe shqeto” me moderatorin Flavio Qarri, ku ka rrëfyer rikthimin në “Miss Universe Albania”, si dhe disa detaje të pabëra publike më parë.
Sipas Peres, në kompeticionin e bukurisë nuk kërkohen vetëm bukuria e jashtme, por dhe inteligjenca.
“Nuk është thjesht një vajzë e bukur dhe kaq. Aty vajzat tregojnë anën e tyre të karakterit dhe aty nuk shkon thjeshtë si një vajzë e bukur, por tregon me çfarë misioni ke ardhur”, është shprehur ajo.
Por sigurisht që nuk mund të mos ngacmohej dhe për Alesia Bamin, për të cilën u shpreh:
“Jo detyrimisht se je e bukur, duhet të bësh prezantuesen. Kjo është shumë e gabuar. I bëra një kompliment vajzës se dhe ajo në fillimet e veta ka qenë në “Miss Universe”. Televizioni po pret e po përcjellë shumë njerëz të aftë dhe të paaftë, kështu që mendoj se ka nevojë për një sitë edhe këtë vendin këtu ta zërë dikush që e meriton. Mund të vij unë këtu me ty çdo ditë, por duhet të përgatitem. Nuk është thjeshtë për të dalë dhe për të dhënë një buzëqeshje, për publikun apo për të qeshur sikur të jemi në kafe. Publiku pret artikulim, inteligjencë, pret lajme dhe unë e bëj më së miri.”