INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I tha të gjitha! Deri sa të gjejë shteg në muzikë, Oriola Marashi paska plane të tjera: Synimi im është…[FOTO]

I tha të gjitha! Deri sa të gjejë shteg në muzikë, Oriola Marashi paska plane të tjera: Synimi im është…[FOTO]

Publikuar më: 19:18 01-09-2019

Oriola Marashi, me pamjen dhe perfomancat e saj si modele, në fakt, po bën historinë e saj në tregun shqiptar. Me sete fotosh artistike të kuruara në çdo detaj, Oriola Marashit duket se i ndryshoi plani rrugës, ndërkohë që ndiqte studimet për Kanto në Universitetin e Arteve.

Të gjithë ata që e njihnin nga afër, mendonin se shtatlartësinë dhe pamjen do ta kishte një plus në karrierën si këngëtare, por situatat për të erdhën në atë mënyrë që ajo të kthente pamjen në plan të parë, duke pozuar si modele, ndërkohë që po planifikon hyrjen edhe në tregun e muzikës. Ndërsa ka realizuar një set fotosh sensuale me Juxhin Kurtin, “Panorama Plus” zbulon planin e saj për të fuqizuar pozitat në botën e modës.

Ndërsa po bashkëpunon me markën e njohur “Guess” si imazh, duket se të tjera projekte e presin Oriolën jashtë Shqipërisë. Për “Panorama Plus”, Oriola u shpreh: ”Di të them vetëm se po punoj shumë sa i takon angazhimit tim në fushën e modës, do udhëtoj shumë për punë dhe synimi im janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është plani im për momentin derisa t’i gjej një shteg muzikës”.

Duket se punën intensive ajo e ka nisur që në pranverën e këtij viti, pasi bashkë me një video ku shfaqej sensuale shkruante: “Sezoni i punës sapo ka filluar. Gati? Është koha e shoë-t”, shkruante ajo poshtë videos, ku zbuloi se ishte pa make up dhe se po punonte me Endrit Mërtirin. Nuk ishte kjo hera e parë që Oriola Marashi poston foto apo video ekzibicioniste të kësaj natyre, pasi ajo do që të bëjë revolucion. E cilësuar shpesh si vajza OTR, fansat e mësuan nga mediat se ajo ishte diplomuar për soprano në Universitetin e Arteve. Edhe pse njihet si fotomodele, shumë pak e dinë që ajo ka studiuar për soprano. Në një nga intervistat e fundit, ka rrëfyer se ka gati një dekadë që merret me muzikë e që u përkushtohet notave që nga Liceu Artistik e deri në Universitetin e Arteve.

RES.jpg

 

Muzikën dhe modelingun i ka ushtruar paralelisht që në moshë të vogël, e ndërkaq, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyjave, ajo do t’i thoshte “po” muzikës. Origjina e saj është nga Puka, ndërsa ka pohuar se vjen nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’i ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë duke i mësuar asaj dhe motrës, Xhulia, që duhet të punojmë për të fituar ato ç’ka kërkojnë në jetë. Para pak kohësh e pamë në një projekt ndërkombëtar muzikor, ku ajo mori pjesë si figurante. Në klipin e këngëtarit me famë botërore, Jonas Blue, realizuar në jug të Shqipërisë me titull “Mama”, ajo u përzgjodh, pasi kishte rënë në sy në fotot artistike të realizuara nga Endrit Mërtiri.

RRËFIMI NDRYSHE I ORIOLËS: MODELJA MUZË PËR MUA ËSHTË NAOMI CAMPBELL, PAK FAT DHE SHUMË ZGJUARSI PO MË ÇON NË RRUGËN E DUHUR

Po të ndjekësh modën, a duhet patjetër të shpenzosh shumë para? Në një intervistë, Oriola, tashmë 23 vjeçe, është përgjigjur: “Jo, përkundrazi, unë vij nga një familje me ekonomi të mirë, në të cilën s’më ka munguar kurrë asgjë, por gjithmonë na kanë mësuar që të punojmë për të fituar ato çka kërkojmë. Nuk është e vërtetë që nga modelingu nuk fiton, unë po ia dal shumë mirë. Pastaj, kjo është edhe çështje vlerësimi, mendoj që çdo punë paguhet në bazë të vlerësimit, sa më mirë që ta bësh punën, aq më shumë do të paguhesh”.

MAMA.jpg

 

Një fotomodele dhe blogere që çudit me shtatlartësinë. A ndihet e përmbushur nga bukuria e saj? “Më besoni, ata që më njohin shtatlartësia ime është gjëja e fundit që i çudit. Sigurisht që jo, me fjalë të tjera, s’keni parë gjë akoma!”. Por fotot ku shfaqet serioze, çfarë ka për të thënë? (Qesh). Nuk kam nevojë të qesh në foto se e qeshur jam gjatë gjithë kohës. Thjesht fotot që postoj janë për punë, unë tashmë paguhem për çdo postim në “Instagram”. “Instagram”- in e kam punë dhe kur bëhet fjalë për punë, jam shumë serioze. Kompani të ndryshme në Shqipëri, por edhe nga vende të ndryshme të botës, më paguajnë për postimet e tyre e në shkëmbim reklamën e produkteve të tyre”.

Pyetjes kush është modelja me të cilat gjen të përbashkëta dhe modeli me famë botërore që do të doje të pozoje çift, ajo i përgjigjet? “Modelja muzë për mua do të mbetet gjithmonë Naomi Campbell, ajo është 1 dhe e vetme. Kur m’u dha mundësia të bëja foto me Endrit Mertirin për “Dolce&Gabbana”, mendova se aty ishte fundi i gjithçkaje, por jo, kërkoj akoma më shumë nga vetja dhe me ndihmën e Endritit do t’i realizoj. Muzika që i mbush shpirtin? Unë do e përshkruaja muzikën si gjënë më të bekuar që më ka falur Zoti dhe do të përpiqem me mish e me shpirt që t’i realizoj ëndrrat e mia. A beson Oriola te fati apo zgjuarsia në zgjedhjet e duhura në jetë? “Pak fat dhe shumë zgjuarsi është rruga e sigurt drejt suksesit”./panoramaplus

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666