Tayna shkakton shumë bujë me ndryshimet e saj në pamje, të cilat nuk ngjasojnë fare me njëra-tjetrën.
Reperja njihet për diversitetin e saj dhe maninë për të sjellë gjithmonë diçka ndryshe.
Së fundmi, ajo ka qenë në qendër të kritikave për stilin e saj, ku disa e admironin pafund dhe të tjerë jepnin gjykime se ishte katastrofë.
Me foton e fundit në “Instagram”, Tayna bën një ndryshim 360 gradë. Reperja është veshur me të bardha, një bluzë të gjatë deri në fund të këmbëve shoqëruar me një palë pantallona të zeza si dhe me atlete të bardha me gomë të trashë!
Ajo ka prerë flokët dhe i ka lyer ato dhe duket engjëllore!
Përveçse prerjes së flokëve këngëtarja ka ndryshuar look-un e saj duke iu përshtatur trendit më të ri, atij të balukeve.
Krah fotos ajo shkruan “Medicinski” që nga sllovenishtja përkthehet “mjekësore”.