Ajo nuk e ka pritur aspak një përcaktim të tillë.
Megjithatë nuk ua ka kursyer përgjigjen lajmeve që e kanë cilësuar Eliza Dushkun si të plakur. Këngëtarja ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku shkruan:
‘Hahaha puna e budalles...
"Njeri' s'plaket kur vjen mosha, njeri' plaket kur don vet"... Qe besa sot edhe rinohet kur don vet...
Ky presioni mbi gratë në moshë të mesme me u duk a me u bo kukulla 18 vjeqe është mani idiotike ...
Hajt tash qarkulloni...
"Unë jam kjo qe jam, dhe nuk matem me çfarë kam" ... Thotë një këngë e imja... Ende e padëgjuar ?
Ndryshimi është e vërteta jonë e vetme... Ama jo ai artificial ...
A po pajtohesh Merita’, përfundon e irrituar Eliza.