INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thanë: ''Turp, mjerë ata që të kanë në shpi''! Plas sherri mes  Encës dhe komentueses [FOTO]

I thanë: ''Turp, mjerë ata që të kanë në shpi''! Plas sherri mes Encës dhe komentueses [FOTO]

Publikuar më: 16:43 24-03-2018

Mbrëmjen e djeshme u publikua kënga e shumëpritur e Encës me titull “Dua”, një këngë ritmike dhe e realizuar në mënyrën më të këndshme të mundshme si nga ana dëgjimore ashtu edhe nga ajo pamore.

Një këngë që u pëlqye shumë nga fansat që në orët e para të publikimit.

-640-0-5ab661dc291bc.jpg-640-0-5ab661de713ac.jpg

Pavarësisht komenteve pozitive ka pasur edhe prej atyre personave qe nuk u ka pëlqyer videoklipi i realizuar nga këngëtarja, druajse skenat “hot” nuk janë pritur ashtu siç duhet. Duke pasur parasysh mentalitetin shqiptar, kjo gjë pritej gjithsesi Enca me anë të të një postimi të bërë në Instastory ka pikasur komentin e një gruaje e cila e ka kritikuar ashpër duke i përmendur familjen dhe se po të ishte vajza e saj do e kishte rrahur.

"Turp duhet me mendu se në këtë kohë edhe fëmijët mbajnë telefona. Mjerë për ata që të kanë në shtëpi. T'ishe vajza ime të kisha kall", shkruan ajo.

Enca nuk ka përtuar pa i kthyer përgjigje, por jo vetëm replikë komentit. Ajo ka postuar një video ku tregon komentin, emrin e komentueses dhe foton e saj.

"Komenti i ditës nga një mama me foto profili vajzën e vogël që e pastë me jetë, kjo është shqetësuese", shkruan Enca.

ty.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003953218460083