INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I thashë jam e virgjër... Pusho moj k****”. Vajza që u përdhunua barbarisht nga shqiptari që vrau avokatin grek, tregon tmerrin

“I thashë jam e virgjër... Pusho moj k****”. Vajza që u përdhunua barbarisht nga shqiptari që vrau avokatin grek, tregon tmerrin

Publikuar më: 16:12 07-11-2017

Pak ditë me parë identiteti dhe fotoja e shqiptarit të dyshuar si autori i vrasjes së avokatit grek Mihalis Zafiropoulos, më 12 tetor në Athinë, zuri faqet e para të gazetës, ndërsa historitë e tij vijojnë ende të zbardhen.

Ndonëse ka përdorur disa identitete në të kaluarën, në dosjen penale greke shqiptari i dënuar më herët me 25 vjet burg njihet me emrin Mikela Brahimas.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij sulmonin kryesisht makina me qëllim për t’i vjedhur, por jo vetëm. Në janar të vitit 2007 ai i është afruar një fuoristrade greke ku ndodhej një 18-vjeçare së bashku me të dashurin e saj. Pasi iu mori paratë, ai ka përdhunuar vajzën e cila ka treguar gjithë tmerrin në polici në atë kohë.

Më pyeti sa vjeç isha. I thashë që jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: “Do të tregoj se si është”. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha “pusho moj k****”. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha”,- shkruajnë mediet greke.

Dy vite pas këtij akti, ai dhe shokët e tij kanë sulmuar një tjetër makinë, ku ka abuzuar me një tjetër vjazë 19-vjeçare.

“Ose do të qëndrosh ose do të vras, nuk të lë të ikësh në shtëpi, nëse nuk do bësh çfarë të them unë”,- mësohet t’i ketë thënë ai vajzës.

SI U LIRUA NGA BURGU

Mikela Brahimas u arrestua dhe u dënua me 25 vite burg edhe për grabitje, por u lirua në vitin 2015 për shkak të një ligji të ri për të burgosurit. Pasi doli nga qelia, 32-vjeçari u largua drejt Shqipërisë për një kohë të pacaktuar duke kaluar ilegalisht nga kufiri jeshil dhe më pas u rikthye në Greqi, shkruan gazeta panorama. Ndërsa më 12 Tetor ekzekuton në bashkëpunim dhe me porosi avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos në studion e tij në mes të Athinë.

VRASJA E AVOKATIT

Vetë shqiptari e ka pranuar autorësinë e vrasjes së avokatit, ndërsa ka theksuar se është porositur dhe paguar në vlerën e 3000 eurove për këtë vrasje. Për ngjarjen akuzohet edhe një tjetër i ri shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Ai quhet Aleksandro, Aleksandros apo Eno, me mbiemrin Mata, i lindur në Shqipëri, më 14 janar 1987.

Article Logic
Execution time: 0.0036017894744873