Pas një tërheqjeje nga rrjetet sociale, Einxhel Shkira është rikthyer me shumë energji dhe nuk po ngurron të merret me personat që i shkruajnë komente negative, por edhe mediat. Shumë mbështetës i kanë kërkuar moderatores mos të merret me gjithsecilin, por në një status në Twitter ajo shkruan se ‘është e rritur mjaftueshëm dhe e di se çfarë po bën’, duke shtuar se ‘çdo ditë përpiqet të kujdeset për më të mirën e saj’.
Në këtë status dikush i ka shkruar se po humbet të gjithë fansat dhe se së shpejti do humbë edhe Dagz, sigurisht nuk mund të mungonte përgjigja e Einxhel e cila i shkruan: “Nuk mendoj kështu”.
Komentit moderatorja i ka bashkëngjitur edhe një mesazh të Dagz, ku shkruhet: “Më mungon”.
Pas daljes nga “Big Brother VIP” çifti ishte shumë aktiv në rrjetet sociale dhe shfaqeshin shpesh bashkë. Por kohët e fundit nuk janë shfaqur aq shpesh bashkë, ata kanë treguar në intervista të ndryshme se lidhja po shkon shumë mirë e madje nuk kanë ngurruar që të flasin edhe për planet për fëmijë.