Modelja e famshme Oriola Marashi u rikthyer më seksi se kurrë më parë, pas një mungese disa mujore. Ajo ka publikuar një video përvëluese ku nuk fsheh asgjë nga hiret e saj. Me një palë mbathje të zbukuruara me temina dhe një bluzë të shkurtër që i ekspozonte gjoksin e saj bombastik Oriola ka marrë vëmendje maksimale.
Fansat e saj të shumtë e kanë komplimentuar modelen simpatike për pamjen e saj seksi dhe tepër provokuese teksa ajo sheh kamerën dhe tymos një cigare.
Por siç duket një fanseje nuk i ka pëlqyer aspak kjo video e Oriolës të cilës i thotë se në fillim e pëlqente pasi në Instagram kishte foto e video si të gjithë të tjerët dhe tani e akuzon se është bërë si gjysma e Shqipërisë.
Oriola nuk e ka lënë pa përgjigje dhe i ka thënë që askush nuk është si ajo, pra kjo është fuqia e saj.