Modelja e njohur shqiptare, Françeska Jaçe, është kthyer në një nga personazhet më të komentuara shqiptare, e kjo për shkak të formave të saj bombastike. Sapo ka nisur sezoni veror e deri më tani, Françeska ka publikuar në profilin e saj shumë foto me bikini nga vende ekzotike ku po kalon pushimet, duke i ngritur akoma më shumë temperaturat gjatë ditëve të nxehta. Por edhe në këto ditë shtatori, pushimet për modelen seksi duket se nuk kanë mbaruar ende dhe fotoja e fundit e saj, e tregon këtë. Brenda një pishine dhe e lagur, Françeska ka dalë topless, ndërkohë që ka treguar të pasmet e kolme përpara kamerës. “A ka më veshur se kaq?”, ka shkuar ajo në diçiturën e fotos, ndërkohë që ka marrë shumë komplimenta, por edhe mesazhe negative.
Një fanse i thotë që kjo gjë që po bën Françeska është pornografi, ndërkohë që bukuroshja ia kthen me lezet: “Bravo je e madhe”. Ajo vijon ironinë duke i thënë: Ju lutem abonohuni për këtë kanal dhe mos harro çarçafin kur të ikësh në plazh”.
Një tjetër fanse i thotë që ajo i jep përshtypjen se i bën lekët me “b**hë”, por nëse mendoni se Françeska u acarua, gaboheni pasi i tha thjeshtë: Edhe me b**ë, pse jo”.