Oriola Marashi është një nga modelet më të njohura në vendin tonë dhe jo vetëm. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron mijëra ndjekës.
Pas paraqitjes së saj në pasarelat më të mëdha të modës për një ndër brandet më të njohura në botë si “Guess”, Oriola Marashi është rikthyer në vendin e saj, ku menjëherë është vënë në qendër të vëmendjes.
Modelja shqiptare ka rinisur të “provokojë” fansat e saj në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqet mjaft joshëse. Oriola paraqitet duke marrë rreze dielli në bregdetin jugor të Shqipërisë dhe përtej pamjes së saj, tejet interesant ishte mesazhi i saj, që me sa duket i drejtohej meshkujve. “Shif me sy, e s’është për ty”- shkruan modelja në fotot e publikuara.
Sigurisht që nuk mund të mungonin komentet nga më të ndryshmet dhe një fans i thotë “Oriola kur do e nxjerrim atë sextape që kemi bashkë”.
Nëse mendoni se Oriola e la pa përgjigje, gaboheni sepse ajo iu kthye në mënyrën më epike të mundshme, duke i thënë: “Kur t’i të mësosh që seksi mund të zgjasi edhe më shumë se 10 sekonda”.