Ish-banorja e shtëpisë së Big Brother, Genta Gjalpi, është një ndër personazhet më të komentuar në media. Pavarësisht se u bënë vite nga pjesmarrja e saj në BB, ajo vazhdon te jëtë shumë e kërkuar dhe e komentuar nga fansat e media.
Genta publikon shpesh foto të nxehta, ku ekspozon format me bikini, duke marrë qindra komente nga fansat, por edhe na shkrin së qeshuri me batutat e saj. Mirëpo ditën e sotme është bërë nostalgjike dhe ka postuar një foto të para 5 viteve, por një fans i ka lënë një koment aspak të hijshëm.
“Me mir ta shkruash te kjo foto skam pas buk me hanger deri sa fillove me lujt rolin e bitchit”, i shkroi ai, por Genta nuk ia përtoi dhe e ironizoi keq fare me përgjigjen e saj.
“Po pse ta them kur un kam pas me henger me pi,e me plotsu qefet e mia gjith jeten”, ia ktheu ajo.