Lorik Cana përveçse një futbollist dhe një baba i shkëlqyer, na ka treguar shpesh se është edhe një bashkëshort shembullor. Ai është një ndër meshkujt më simpatikë shqiptarë dhe të themi të drejtën çdo femër do e donte një mashkull në krah si Loriku. Por ai po jeton një romancë të lumtur me bashkëshorten e tij italiane të quajtur Monica e cila siç duket ka mësuar edhe shqip.
Së fundmi Monica u ka kërkuar fansave që ta pyesin për çdo gjë interesante dhe një ndjekës i ka thënë se Lorik Cana është më i bukur se ajo.
“Loriku është më i bukur se ty, më fal”. Sigurisht që Monica e ka marrë me sportivitet këtë pjesë dhe i është përgjigjur: Po, e di!