INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë merr një modele transgjinore në fushatën e linjës së saj, Rihanna i kthen këtë përgjigje epike [FOTO]

I thonë merr një modele transgjinore në fushatën e linjës së saj, Rihanna i kthen këtë përgjigje epike [FOTO]

Publikuar më: 22:07 01-12-2017

Fushata e linjës kozmetike të Rihanna-s, Fenty Beauty, është më e larmishmja që kemi parë këtë vit. Në fakt është më e larmishmja që kemi parë ndonjëherë. Ylli i muzikës u sigurua të përfaqësonte një spektër të gjerë njerëzish dhe publiku e ka vlerësuar shumë, kjo shpjegon dhe shitjet e çmendura të produkteve.
Por siç vuri në dukje një nga fansat e saj, identiteti i papërfaqësuar në fushatën e Fenty Beauty është gruaja transgjinore. I shqetësuar ai i shkruajti Riri-t dhe ajo nuk ia kurseu një përgjigje, shkruan Anabel.

beloa.png


“Kam patur fatin të punoj me shumë gra të talentuara trans gjatë viteve, por nuk vij vërdallë duke bërë kasting për personat trans. Ashtu siç nuk bëj kasting për gratë jo-trans. I respektoj të gjitha gratë dhe nëse janë trans apo jo, nuk është puna ime. Është personale dhe disa gra trans janë më rehat të flasin hapur për këtë sesa të tjerat, dhe unë duhet ta respektoj këtë duke qenë se jam grua vetë! Nuk mendoj se është e drejtë që një grua apo burrë trans të përdoret si vegël marketingu. Shoh shumë shpesh kompani që e bëjnë këtë me gra trans apo me ngjyrë. Është e dhimbshme!”
E morët vesh tani? Mbi të gjitha bëhet fjalë për një linjë kozmetike. Ç’lidhje ka gjinia e personit që e përdor?

 

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715