Oriola Marashi është padiskutim një nga personazhet më të lakuar në mediat rozë të vendit tonë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku i mban ndjekësit e saj të përditësuar me foto e video të nxehta, të cilat në një mënyrë apo në një tjetër tërheqin shumë vëmendje.
Modelja së fundmi ka publikuar një foto ku duket me të vërtetë shumë seksi, teksa qëndron e ulur diku ndërkohë që ka veshur një fustan transparent e shumë të hapur dhe ka treguar linjat e saj shumë të përfolura.
Nuk mund të mungonin komentet e mira, por edhe ato kriktike, ku një fans i ka thënë: “Mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën. Nuk është gjë me zor....”, me kuptimin që modelja përdor këtë hile që të pasmet e saj të duken më të mëdha.
Oriola nuk ka qëndruar duarkryq dhe i ka kthyer përgjigjen që na acaron të gjithëve duke i thënë thjesht një “OK”, me shkronja të vogla madje.