Enca ka nisur xhirimet e klipit të ri për këngën ‘Kujt po i han’, por ka shkaktuar “tërmet” në Instagram dhe Snapchat. Këngëtarja ka bërë disa postime në rrjete sociale me anë të cilave ka treguar se videoklipi po bëhet në bregdet, duke publikuar fotografi të saj goxha seksi të cilat janë komentuar shumë nga fansat.
E sigurisht që nuk mund të mungonin ato komentet negative për Photoshop. Një fans i thotë që ia ka shpifur Instagramin, por Enca na tregoi të gjithëve se sa “SAVAGE” është teksa i thotë që ajo është arsyesa se pse ai është në Instagram.
Ndërkohë që një tjetër fanse e akuzon për PHOTOSHOP, Enca tregohet shumë e qetë dhe e ironizon duke thënë se po e merr si kompliment.