Nëse në ekran është ajo që “thumbon” personazhet e famshëm, në rrjetet sociale janë fansat e saj që i tërheqin veshin sa herë që nuk iu pëlqen diçka nga moderatorja Aulona Musta.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me të gjithë ndjekësit e saj detaje të ndryshme nga jeta private, por nuk mungojnë as “konfliktet” me ndjekësit.
Gazetarja e njohur falë punës së lodhshme në palestër gëzon një trup që të gjitha femrat do e donin dhe së fundmi ka publikuar një seri videosh në Instagram ku u tregon vajzave disa ushtrime për supet. Shumë altruiste Aulona, por një fans e ka ofenduar duke i thënë: “o budallaqe po bëhesh si mashkull nga lart. Bëj stërvitje por rruaj feminitetin.”.
Aulona është treguar shumë e qetë dhe e ka ironizuar pasi fansi e shkroi gabim dhe ajo i tha: “Do e RRuaj unë, pa merak” me një emoji zemër.