Adrola Dushi është një nga modelet më të njohura shqiptare. Ajo është shumë e komentuar në media dhe është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram. Së fundmi, Adrola ka publikuar një video ku shihej me një makeup ekstravagant. Por një ndjekës i ka shkruar Adrolës se ajo duket si burrë. Modelja e ka parë këtë koment dhe ka zgjedhur që t’i përgjigjet me disa emoji duke qeshur me lot. Biseda mes tyre ka vijuar dhe ndjekësi më vonë i shkruan se ajo është shumë e bukur por e tepron me grimin.
Në përgjigjen e saj, Adrola i ka shpjeguar ndjekësit se puna e saj kërkon grime dhe transformime të ndryshme.