Kiara Tito është një ndër moderatoret më simpatike në ekranin shqiptar dhe shumë e dashur për publikun. Së fundmi Kiara ka bërë një ndryshim drastik në pamje pasi është bashkuar trendit të momentit, flokëve në stilin “BOB”, tendenca më e përhapur e flokëve gjatë vitit 2019.
Pas këtij ndryshimi në look, Kiara ka publikuar shpesh herë foto e video të ndryshme dhe na ka treguar gjithashtu se ndodhet me pushime në Francë. Nga aty moderatorja simpatike ka publikuar një video ku shfaqet duke bërë një sfilatë prej modeleje dhe ka marrë komente nga më të ndryshmet.
Siç duket nj fansi nuk i ka pëlqyer ky ndryshim i Kiarës dhe i ka thënë që duket si grua 50-vjeçe, por ajo nuk e la pa përgjigje.
“Unë si grua 50 vjeçe, ti si grua e keqe”, ia ktheu, por duke i shtuar dhe një emoji që qesh me lot.