Ajo është padiskutim reperja më IN e momentin e cila në një kohë fare të shkurtër bëri shumë fansa për vete, por edhe korri goxha sukses. Ishte kënga “Columbiana” në bashkëpunim me Don Phenom, njëherësh projekti i saj i parë, që e bëri të famshme atë për publikun shqiptar. Më pas vijoi me "Shqipe" edhe tani me këngën e saj më të fundit e cila pritet të jetë një HIT tjetër nga reperja.
Por Tayna nuk i ka shpëtuar ekomentimit të formave të saja fizike. Për belin e hollë flet edhe në njërën nga këngët e saja, ndërsa tani ndjekësit e saj kanë filluar të dyshojnë se ajo nuk duket origjinal sikurse në fotografitë që i publikon në rrjete sociale.
“Pse live dukesh shumë e hollë dhe aspak vithe si fotografitë që i bën publike këtu”, ka pyetur ndjekësja e saj Taynan, e këngëtarja i është përgjigjur.
“E dashur peshore, po e shoh që preokupimi yt për kilogramët e mi është masiv. Jam e hollë edhe ashtu e kam konstruktin dhe ashtu më pëlqen. Edhe në foto shihet që jom e hollë. Nëse trupi s’duket si në foto, kam postuar edhe video e ju vazhdoni gënjejeni veten sepse ashtu ndiheni më mirë”, ka qenë përgjigja e këngëtares, e cila deklaron se duket krejtësisht sikurse live edhe në foto dhe në mënyrë indirekte mohon të ketë përdorur ndonjë opsion ekzistent për editimin e imazheve të saj.